Rritja e çmimeve ka vijuar edhe përgjatë qershorit duke goditur edhe më tej xhepat e qytetarëve. Shtrenjtimi i fortë i tyre ka bërë që inflacioni sipas Institutit të Statistikave të prekë nivele rekord duke arritur në 7.4% muajin e kaluar, nga 6.7% që ishte në maj, mbi dyfish më shumë se objektivi i bankës qendrore.