Inflacioni apo thënë ndryshe indeksi i çmimeve të konsumatorit ka pësuar një kthesë në maj. Në nivelin 2.2% treguesi pësoi një rritje të lehtë në krahasim me një muaj më parë, por është gati dy herë më i ulët se një vit më parë, kur shënonte nivelin 4.7%.