Edhe pse Banka e Shqipërisë rriti normat e interesit një javë më parë, inflacioni ka shënuar rënie për muajin tetor. Duke zbritur në 3.8%, ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga nisja luftës në Ukrainë. Gjatë gushtit dhe shtatorit çmimet pësuan një rritje të lehtë, ndikuar edhe nga sezoni turistik.