Top Channel/ Inflacioni po ulet/ Zbret në 4%, me ulje nafta, por ushqimet janë të larta
08/09/2023 19:35

Indeksi i çmimeve të konsumatorit pësoi rënie në muajin gusht. Inflacioni shënoi nivelin 4% dhe ishte 0.2% më i ulët se muaji paraardhës duke vijuar trajektoren rënëse që nga fillimi i vitit. Ky është niveli më i ulët që kur nisi lufta në Ukrainë, shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa më pas rritja e çmimeve të produkteve energjetike solli një kapërcim të inflacionit në rekorde. Çmimet e ushqimeve gjatë gushtit u rritën me 2.78%, ndërsa nga nëngrupet, perimet ishin ato që u rritën me 20%. Ato vijojnë të jenë shtysa për inflacionin e lartë, ndërsa edhe grupi i hoteleve, kafeneve dhe restoranteve pësoi rritje. Transporti ka vijuar të tkurret me çmimet më të ulëta se vitin e kaluar. Edhe pse me rënie, inflacioni vijon të qëndrojë mbi objektivin e bankës së Shqipërisë, që synon ta kthejë atë në 3%. Institucioni monetar i qëndron analizës së saj se inflacioni do të kthehet në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm. Ekonomia tashmë ka hyrë në një fazë të re. Çmimet e naftës janë në nivelin më të lartë në pesë muaj, ndërsa edhe kostot e prodhimit treguan rritje, gjë e cila sinjalizon presione nga tregu i brendshëm dhe rritje kostosh për të gjitha bizneset. Nga krahu tjetër forcimi i lekut ka ulur ndikimin e fortë nga produktet e importit.

Top Channel/ Tension në protestë, policia tërhiqet drejt Kryeministrisë
18/10 16:37
Top Channel/ Momenti kur goditet selia e PS-së, një person me maskë brenda godinës
18/10 16:35
Top Channel/ Përplasje të ashpra në ditën e gjashtë, plagoset edhe një gazetare gjatë protestës
18/10 16:34
Top Channel/ Gurë dhe gaz në bulevard, u rrezikuan edhe dy turistë kalimtarë nga tensionet
18/10 16:30
Top Channel/ Vazhdon seanca në Durrës, Gjykata pritet të japë vendimin sot për 22 të ndaluarit
18/10 16:30
Top Channel/ Revolta në ditën e gjashtë, studentët hodhën gurë. Policia u përgjigj me gaz
18/10 16:29
Top Channel/ Kaos në protestë, protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt policisë
18/10 16:23
Top Channel/ Lot dhe përqafime në Durrës, gjykata liron 22 protestuesit, turma shpërthen në festë
18/10 16:22
Top Channel/ Protestuesit godasin selinë e PS-së, disa persona dalin me shkopinj nga godina
18/10 16:18
Top Channel/ Skenë ‘lufte’ në Bulevard, protestuesit rrokullisin blloqet e mëdha të betonit
18/10 16:18
Top Channel/ Tubuesit drejtohen drejt Kryeministrisë, policia u vihet pas
18/10 16:17
Top News – Policia ndërhyn te Kryeministria, dëbon protestuesit me gaz dhe ujë, disa të shoqëruar
18/10 16:10
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, tym dhe gurë në protestë
18/10 15:57
Top Channel/ Sulmi ndaj selisë së PS-së, në pjesën e pasme të godinës qëndron furgoni i policisë
18/10 15:50
Top Channel/ Xham të thyer dhe të përhapur kudo, protestuesit sulmojnë selinë e PS
18/10 15:41
Top Channel/ Sulmohet selia e PS-së, një person brenda godinës: A ka mundësi të largoheni
18/10 15:40
Top News- Trafik armësh drejt Maqedonisë / Arrestohet ‘taksisti’ në doganën e Bllatës
18/10 15:16
Top Channel/ Dhuna, reagon Kisha ortodokse. Kryepeshkopi Joani: Vetëpërmbahuni
18/10 15:11
Top News- Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS, tensione dhe përplasje me efektivët e policisë
18/10 15:10
Top News- Tensione të Rruga e Durrësit, efektivët shtyjnë fotografin
18/10 15:09