Top Channel/ Inflacioni, negativ në qershor/ Ndikuan ushqimet dhe grupi i veshjeve e këpucëve
08/07/2021 19:20

Inflacioni i është rikthyer trendit negativ në muajin qershor. Duke u fiksuar në nivelin 1.6% ai vjen në ulje në krahasim me një muaj më parë. Këtë muaj grupet që ndikuan negativisht në uljen e inflacionit ishin ushqimet, ndjekur nga grupi i veshjeve dhe këpucëve, ndërsa hapja e shfaqjeve artistike ka ngritur çmimet në grupin e argëtimit dhe kulturës, si dhe konsumi i alkoolit. Kjo prirje negative tregon se niveli i konsumit në vendin tonë vazhdon të mbetet i ulët dhe qytetarët po shpenzojnë vetëm për gjërat bazike, kjo edhe për faktin se ndryshimin më të madh vjetor e ka pikërisht grupi i ushqimeve dhe sidomos i zarzavateve. Ky ritëm i ulët inflacioni tregon se rritja ekonomike prej 5.5% në tremujorin e parë të këtij viti, nuk është reflektuar te qytetarët, të cilët ende po kursehen për të shpenzuar. Kjo mund të vijë edhe për faktin se niveli i pagave në vendin tonë ka qëndruar pothuajse në nivele të njëjta gjatë këtyre viteve të fundit, ndërsa rritja e pagës minimale nga qeveria nuk po jep frytet e duhura. Qershori si muaj i parë i sezonit veror, ku pritshmëritë ishin të mëdha për shpenzimet e qytetarëve, nuk ka kaluar as ritmin e vitit të kaluar dhe kjo ndikon drejtpërdrejt tek bizneset, që kanë më pak xhiro në aktivitetet e tyre. Guvernatori i Bankës Qëndrore në përditësimin ka theksuar se objektivi i ekonomisë tonë është që inflacioni të arrijë në nivelin 3%, por kjo duket larg këtij viti dhe shpresat janë për të arritur në këto ritme gjatë vitit 2022.

Top Channel/ 40% e punëtorëve kanë ikur, BSH: Emigrimi godet ekonominë, rrit presionin në inflacion
04/04 12:12
Top News- Rritet nafta, 224 lekë litri/ Qeveria ul akcizën, por çmimi ende i lartë
03/04 20:07
Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04 19:37
Top Channel/ ‘Sektori i naftës nuk është i rregulluar’, Eksperti i Ekonomisë në PD: Asgjë s’ka…
03/04 19:30
Top News- Ekonomia gjermane në ngërç/ Kriza e energjisë, përgjysmohen parashikimet për rritjen
03/04 18:36
Top Channel/ BSH: Lufta rrezikon rritje të inflacionit! E ngjashme me konfliktin në Ukrainë
02/04 20:05
Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28