Inflacioni ka kërcyer në 8.1% në shtator sipas Institutit të Statistikave, niveli më i lartë i regjistruar në më shumë se dy dekada. Në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, norma e inflacionit ishte 2.5%. Ndikimin më të madh ne shtator e kanë dhënë shtrenjtimi i fortë i çmimeve të ushqimeve me 4.9% si dhe transporti me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të karburanteve.