Inflacioni është fiksuar në nivelin 3.7% në janar, pa ndryshuar nga muaji dhjetor, por sërish më i lartë se objektivi i Bankës Qendrore. Ndryshe nga muaji i mëparshëm ngritja e çmimeve është më e fortë tek ushqimet këtë muaj. Sipas shifrave rritje të fortë kanë perimet me 17%, frutat, por edhe vajrat dhe yndyrnat. Të gjitha këto produkte ndikojnë në mënyrë direkte në koston e jetesës së qytetarëve.