Top Channel/ Inflacioni “kokëfortë”, rritet sërish në Nëntor. Ushqimet janë “të shtrenjta”
08/12/2023 21:32

Çmimet po tregohen kokëfortë, ndërsa në Nëntor sërish pësuan një rritje të lehtë. Inflacioni, indeksi që mat çmimet e konsumit, shkoi në nivelin 3.9%, duke mos u ndikuar as nga rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Inflacioni gjatë këtij viti ka qenë i udhëhequr dhe po rri mbi objektivin e BSH, për shkak të ushqimeve. Ky grup u rrit me 2.9% gjatë nëntorit, ndërsa të tjerët që ndikuan janë qiratë, mobiliet, pajisjet shtëpiake, hotelet, kafenetë dhe restorantet si dhe pije alkoolike e duhani. Nga nëngrupet, zarzavetet vijojnë të jenë me rritje dyshifrore, ndërsa frutat edhe produktet e bulmetit dhe vezët ndoqën pas për rritjen e fortë të çmimeve. Ndërkohë tregu i mobiljeve shtëpiake që nga 2022 ka pasur çmime mbi objektiv, një shenjë e rritjes së kostove të prodhimit dhe fuqisë punëtore. Një tjetër grup i prekur nga inflacioni gjatë këtyre dy viteve është dhe argëtimi dhe kultura për shkak të rritjes së numrit të turistëve. Ulja e çmimeve të naftës nga nivelet rekord prej 240 lekësh gjatë 2022-it ka ndihmuar më së shumti në zbutjen e inflacionit. Nga kongresi i PS, ministria e financave ka premtuar një paketë mbështetje për shtresat vulnerabil, ku përfshihen ata që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe grupe të tjera në nevojë, njësoj si bonusi i pensionistëve.

Top Channel/ Kush konsumoi më shumë energji? INSTAT: Në 2025 u prodhua më pak energji
27/08 19:46
Top Channel/ Rikthehen skemat piramidale online! Qindra shqiptarë pre, ja si funksionojnë
27/08 19:45
Top Channel/ Energjia, ulen humbjet. Zv.kryeministrja Balluku: konsum rekord
22/08 19:46
Top News – Inflacioni sipas metodës së BE. Në korrik ishte poshtë parashikimit të BSH
20/08 20:00
Top Channel/ Domatja e thatë, receta e gjysheve! Nga tokat shqiptare në tregjet italiane
16/08 15:25
Top Channel/ Banka mbledh 500 milionë euro, por monedha vazhdon rënien, arrin në 97.22 lekë
09/08 15:04
Top Channel/ Paga, Shpërblime, orare fleksibël, strategjia e reformës në administratë deri në 2027
09/08 15:03
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.5%! Rritja e turizmit ka rritur konsumin dhe çmimet
08/08 15:07
Top Channel/ “Turizmi ndihmoi ekonominë”/ Sejko: Rritje pozitive ekonomike
06/08 19:36
Top Channel/ Gushti fundos Euron/ Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë
05/08 19:35
Top Channel/ Skema e investimeve! Ministrat Malaj e Denaj takojnë fermerët për 9 masat mbështetëse
04/08 19:50
Top News – Leku ‘mbush’ bankat. Monedha e preferuar për depozitat bankare
02/08 13:16
Top Channel/ Himara, 83 plazhe publike! Vendosen edhe çadra publike falas për pushuesit
02/08 12:26
Top Channel/ Skema e investimeve, nisin aplikimet. Denaj: Në dispozicion 20 mln euro
30/07 15:35
Top Channel/ 4.7 milionë turistë në 6 muaj! Ekspertët: Prisnim edhe më shumë
25/07 20:07
Top Channel/ Ekskluzive: SEPA dhe nisma “Cashless”,guvernatori Sejko sqaron formalizimin e ekonomisë
25/07 15:46
Top Channel/ Ekonomi pa para cash, Sejko sqaron për TCH planin e qeverisë
24/07 19:41
Top News – Rivlerësimi i pasurive në vitin 2026. Tatimi 5 %, përafrohet vlera e pronës me tregun
23/07 20:15
Top Channel/ Rivlerësimi i pronave me 5%, MF: Nis më 1 janar deri më 30 shtator të 2026
23/07 19:39
Top Channel/ Braçe: Gabim skema e TVSH-së! Të ndryshojë forma e subvencionimit
21/07 19:47