Laura Flores mbjell dhe korr misrin duke ndjekur traditat e paraardhësve të saj parahispanikë; atë cfarë mbetet, e dërgon në mullinjtë e vjetër të Mexico City. Ajo përdor sistemin milpa-një sistem i rritjes së të korrave që ndërthur misrin me specie të tjera. Këto metoda të lashta kanë ndihmuar të ushqehen breza të tërë, e megjithatë ato nuk mjaftojnë për të ulur çmimin e misrit- elementi kryesore i menuse meksikane, e sidomos tortillave të famshme.