Rritja e çmimeve është ngadalësuar edhe në dhjetor duke bërë që norma e inflacionit të pësojë rënie. Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni zbriti muajin e kaluar në 7.4%, nga 7.9% që ishte në nëntor. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është gati dyfish më i lartë duke reflektuar shtrenjtimin e fortë të çmimeve. Në fakt, festat e fundvitit tradicionalisht sjellin një shtrenjtim të çmimeve dhe rritje të inflacionit, por duket se tashmë sinjalet e frenimit të konsumit në vend kanë sjellë rënie të tij duke shfaqur efektet e pritshme të rritjes masive të çmimeve.