Edhe këtë vit programet e preferuara të të rinjëve për të ndjekur studimet Bachelor në Universitetin e Elbasanit mbeten Infermieria e përgjithshme dhe Teknologjia e Informacionit.Gjithashtu një interes të lartë ka edhe për programet dy vjeçare që në fazën e parë kanë plotësuar kuotat e kërkuara. Sipas rektores së Universitetit "Aleksandër Xhuvani" këtë vit asnjë program studimi nuk rrezikon të mbyllet edhe ende janë dy faza regjistrimesh.