Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë një numër të madh njerëzish nga fshatrat në afërsi Semeru të Indonezisë, ku autoritete lokale paralajmëruan rrezikun që vjen nga ftohja e llavës, pavarësisht se akvitiviteti i vullkanit atje, është reduktuar. Më shumë se 2,400 fshatarë janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në 11 qendra evakuimi pas shpërthimit të fuqishëm në ishullin kryesor të vendit, mëngjesin e së djelës.