India ka nisur një seri sulmesh me raketa në Pakistan dhe në Kashmirin e administruar nga Pakistani. Shkak është bërë ngjarja e dy javëve më parë kur në një sulm u vranë disa turistë në Kashmirin e administruar nga India. Ministria indiane e mbrojtjes i etiketoi sulmet e nisura si operacion në të cilin do ndëshkohen përgjegjësit e sulmit të 22 prillit, i cili la të vdekur 25 indianë dhe një shtetas nepalez.