Top Channel/ Indi, protestat ‘rrëzojnë’ ministrin. Kryeministri pranon kërkesat e studentëve
25/07/2026 22:17

Protestuesit e rinj në Indi i kanë dhënë fund javëve të tëra demonstratash dhe kanë festuar në rrugë këtë të shtunë, pasi ministri i Arsimit dha dorëheqjen dhe qeveria e kryeministrit Narendra Modi pranoi kërkesat e tyre, përfshirë reformimin e sistemit të provimeve, i cili është përballur vazhdimisht me skandale kopjimi dhe rrjedhje të tezave. Kriza më e rëndë politike e mandatit të tretë të Modit arriti kulmin këtë javë, kur mijëra protestues marshuan drejt Parlamentit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Të rinjtë përbëjnë një bazë të rëndësishme elektorale për Partinë e Modit. Megjithatë, të rinjtë që e quajnë veten Partia Popullore e Buburrecave, dolën në rrugë që nga fundi i qershorit, pasi tezat e provimit kombëtar u publikuan para kohe, duke detyruar autoritetet të organizonin një riprovim që preku rreth 2 milionë studentë. Ngjarja ndezi zemërimin e të rinjve edhe për mungesën e perspektivës dhe mundësive për punësim në Indi. Dorëheqja e ministrit të Arsimit, Dharmendra Pradhan, kërkesa kryesore e protestuesve, erdhi si surprizë, pasi Narendra Modi njihet për faktin se rrallëherë merr vendime nën presionin e protestave. Partia e Modit përballet vitin e ardhshëm me zgjedhje të rëndësishme në disa shtete federale. Lëvizje të ngjashme të udhëhequra nga të rinjtë kanë rrëzuar qeveri në vitet e fundit në Sri Lanka, Nepal dhe Bangladesh.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55