Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes. Kjo është hera e parë që protestuesit lihen në arrest me burg, 5 prej tyre, ndërsa 6 të tjerët “detyrim paraqitjeje”. Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.