Qendra e Regjistrimit të Automjeteve që ndodhet në komunën e Zubin Potok në veri të Kosovës u dogj gjatë natës së kaluar, ndërsa në qendrën e Regjistrimit Civil në Zveçan u hodh një granatë, që fatmirësisht nuk shpërtheu. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla i konsideroi incidentet si akte kriminale me elemente terroristë dhe theksoi se këto veprime tregojnë për nevojën e prezencës së Njësisë Speciale të Kosovës në veri.