Një tjetër incident detar ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Durrës. Një peshkarexhë dhe një Velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur në det të hapur. Forcat e rojes bregdetare kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi në det të hapur, por veliera me çift anglez në bord është tërhequr nga vetë anija e peshkimit. Mësohet se as peshkatarët dhe as dy shtetasit anglezë, që ndodheshin në bordin e velierës "Moon Child" nuk kanë pësuar dëmtime përveç tronditjes nga përplasja.