Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, në premierën e “La Traviatës”, kur sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ngjarja ndodhi në skenën finale të operas kur Eva Golemi në rolin e Violetës duhet të binte në krahët e Alfredos, rol që luhej nga tenori Mario Rojas, por ky i fundit dështoi në realizimin e skenës. Rojas ndodhej disa metër larg Golemit, duke e lënë sopranon të rrëzohet në tokë. Menjëherë pas incidentit, stafi i Teatrit të Operas dhe Baletit njoftoi ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore dhe artistja u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.