Shqiptarët po konsumojnë më shumë ilaçe. Sipas Institutit të Statistikave, INSTAT, vendi ynë e ka shtuar importin e medikamenteve. Në 4 muajt e parë të këtij viti importi u rrit më 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Arsyet mendohet se janë plakja e popullsisë dhe barra e sëmundjeve, por ekspertë të farmaceutikës nuk mendojnë se situate është alarmante.