Top Channel/ Imigrantët drejt Gjirit të Guantanamos, ushtria amerikane gati për për dëbimin
04/02/2025 23:10

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve amerikanë, ndërkohë që administrata e Presidentit Donald Trump po përgatitet për mundësinë që të strehojë dhjetëra mijëra imigrantë në këtë bazë detare në Kubë. Presidenti Trump tha se dëshiron që Pentagoni dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare ta zgjerojnë kapacitetin e qendrës për mbajtjen e imigrantëve në këtë bazë për 30,000 persona. Një zyrtar, që dha detaje me kusht që të mos identifikohej, tha se ky fluturim do të mbartë rreth dhjetra imigrantë. Imigrantët tashmë janë dëbuar në Guatemalë, Peru, Honduras dhe Indi përmes fluturimeve ushtarake. Pentagoni njoftoi se planifikon dëbimin e mbi 5 mijë imigrantëve që po mbahen nga autoritetet amerikane në El Paso të Teksasit dhe në San Diego të Kalifornisë. Fluturimet ushtarake janë mënyrë e kushtueshme për të transportuar imigrantët. Sipas njoftimeve të agjencisë Reuters, fluturimi ushtarak për dëbimin e imigrantëve në Guatemalë javën e kaluar ka mundësi të ketë kushtuar të paktën 4,675 dollarë për secilin imigrant. Presidenti Trump po mbështetet gjithnjë e më shumë tek ushtria për të përmbushur agjendën e tij për imigrimin, përfshirë dërgimin e forcave shtesë në kufi, përdorimin e aeroplanëve ushtarakë për të zhvendosur imigrantët nga Shtetet e Bashkuara dhe për të hapur baza ushtarake për të ndihmuar me strehimin e tyre. Drejtuesja e Departamentit amerikan për Sigurinë Kombëtare refuzoi të dielën të komentojë nëse imigrantet, fëmijët apo familjet do të mbahen në qendrën e burgimit në Gjirin e Guantanamo-s. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem ka thënë në të kaluarën se plani nuk është për të mbajtur imigrantët në Guantanamo pa një afat kohor dhe se administrata do të veprojë në përputhje me ligjet amerikane. Baza tashmë ka një qendër imigrantësh – të ndarë nga burgu amerikan i sigurisë së lartë ku mbahen të dyshuarit e huaj për terrorizëm – që është shfrytëzuar rrallë gjatë dekadave të fundit, përfshirë për shtetasit nga Haiti dhe kubanezët e shpëtuar në det. Administrata amerikane nuk ka dhënë hollësi se sa do të kushtonte zgjerimi i qendrës së burgimit në Guanatanamo, e cila ishte themeluar në vitin 2002 për të mbajtur militantët e huaj pas sulmeve të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara, në vitin 2001. Ky burg i sigurisë së lartë është kritikuar nga një ekspert i Kombeve të Bashkuara në vitin 2023, i cili vlerësoi se trajtimi i të burgosurve në Gjirin e Guantanamo-s nga qeveria amerikane ishte mizor, jonjerëzor dhe degradues sipas ligjit ndërkombëtar.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21