Ish presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nga kjo e martë janë të pandehur dhe të akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim fshehje pasurie dhe pastrim parash. SPAK nxitoi tu zyrtarizonte akuzat pa mbyllur hetimet ende , mbasi në datën 29 maj parashkruhej njëra nga veprat ajo e deklarimit të rremë të pasurisë që bën fjalë për shpenzimet e ciftit për disa ndërhyrje shëndëtësire. Por sakaq afati për mbylljen e hetimeve mbetet deri në 15 tetor, ndonëse parashikimet janë që me pesë persona nën akuzë cështja të mbyllet deri në muajin korrik. Të parës ju komunikuan veprat zonjës Kryemadhi e cila e priti me sportivitet, mbasi e shfrytëzoi praninë në SPAK për të treguar se do I hyjë jetës artistike