Top Channel/ Ilir Meta mbetet në burg! 5 orë seancë, GJKKO vendos detyrim paraqitje Kryemadhit
23/10/2024 19:46

GJKKO ka shpallur vendimin për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Meta është lënë në burg, ndërsa masa ka mbetur e pandryshuar për Kryemadhin dhe Çokun, detyrim paraqitje, ndërsa ka ndryshuar për Xhixhon, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje. Në njoftimin zyrtar të bërë për mediat, GJKKO ka zbardhur vendimin e marrë sot dhe akuzat që rëndojnë ndaj 4 personave të akuzuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Monika Kryemadhi, e caktuar me vendimin të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Monika Kryemadhi detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” e caktuar ndaj personit nën hetim Piro Xhixho me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Piro Xhixho detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:30. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Ema Çoku, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ema Çoku detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:00. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

Top Channel/ Kishin bluza kuqezi, Serbia arreston 4 shqiptarë në autostradë
24/03 23:19
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Laç, Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet
24/03 23:09
Top News- “Babi ishte konfliktual”, detaje të reja nga krimi i rëndë brenda familjes në Roskovec
24/03 22:50
Top News- Hetimet për ‘21 Janarin’/ Mark Nika takon Klodian Brahon në SPAK: Do kemi zhvillime
24/03 21:57
Top News – Marta Kos: SPAK, punë ekselente / ‘Korrupsioni problem nëse pranohet nga shoqëria’
24/03 21:57
Top News- Debate në gjyqin ndaj Veliajt/ Aktet hetimore përplasin SPAK me avokatin mbrojtës
24/03 21:56
Top News – Tragjedi në Roskovec / Burri 80-vjeçar vret gruan e tij me pushkë brenda banesës
24/03 20:12
Top Channel/ Arratiset anija në Durrës, largua nga Porto Romano pa asnjë lajmërim
24/03 20:01
Top Channel/ Debatet në gjyqin e Veliajt, avokati i ri përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore
24/03 19:56
Top Channel/ Krim brenda familjes në Roskovec, burri vret me armë gruan e më pas…
24/03 18:54
Top Channel/ Pogradeci në prag të sezonit të ri turistik, nis aksioni i pastrimit në gjithë qytetin
24/03 18:52
Top News – Regjistra biznesi të modernizuar / EBRA takim në Tiranë, Ibrahimaj: Drejt digjitalizimit
24/03 18:41
Top News – Bardhi shpërthen kundër Marta Kos. ‘Shqiptarët s’janë të korruptuar, përgjegjësi e Ramës’
24/03 18:20
Top News -Edhe BE dënon dhunën në protestë. ‘Opozita e ka vendin në parlament, sidomos për reformat’
24/03 17:28
Top News – DataLog dhe DBvisit në Shqipëri. Mbi 25 vjet eksperiencë, mbrojtje e sigurt e të dhënave
24/03 17:23
Top Channel/ Prezantohen 50 peizazhet e Përvathit, një udhëtim artistik nga veriu në jug
24/03 15:31
Top Channel/ Kisha Katolike dhe Rama ftojnë Papa Leonin për jubileun e Zojës së këshillit të Mirë
24/03 15:29
Top Channel/ Nafta godet transportin publik, shoqatat kërkojnë ndërhyrje urgjente
24/03 15:25
Top News – Zëvendësoi Spiropalin në Tiranë. Balla: Do pyes grupin parlamentar për qëndrimet ndaj saj
24/03 15:23
Top Channel/ Mark Nika në SPAK për “21 Janarin”, takon Brahon: Çështja në sirtar prej 16 vitesh
24/03 15:17
DIGITALB DIGITALB