Top Channel/ Iku me urgjencë drejt Athinës, zbulohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkop Anastasit
04/01/2025 19:43

Spitali “Evangelismos” (Ungjillëzimi) ku kurohet prej së premtes në mbrëmje Fortlumturia e tij Anastas, ka lëshuar një deklaratë mjekësore në lidhje me shëndetin e Kryepeshkopit të Shqipërisë, ku ndër të tjera thuhet se pavarësisht historisë së tij të rënduar mjekësore, gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme dhe po i nënshtrohet analizave të nevojshme mjekësore. Hierarku 95-vjeçar mbërriti mbrëmjen e djeshme nga kryeqyteti shqiptar drejt Athinës me një avion të forcave ajrore C27. Ai ishte i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor me simptoma virusale, ndërsa gjatë transportimit të tij pësoi edhe një hemorragji gastrike. Në spitalin Evangelismos ai po trajtohet në kushte intensive, në një pavion të veçantë, por pa qenë në intubim. Tekstualisht në raportin mjekësor për mediat që publikoi drejtoria e spitalit thuhet: “Fortlumturia i bekuar i Shqipërisë z. Anastas u shtrua më 3 janar 2025, në spitalin “Evangelismos” (Ungjillëzimi) ,gjatë orëve në të cilat spitali priste pacientë. Gjendja e tij shëndetësore, pavarësisht historisë tashmë të rënduar mjekësore, konsiderohet e qëndrueshme dhe monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i Spitalit nën drejtimin e profesoreshës së Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv znj. Anastasia Kotanidou. Fortlumturia e tij po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe po merr kujdesin e duhur”. Vlen të përmendet se mbërritja e tij në Athinë dhe trajtimi mjekësor mbulohen intensivisht me reportazhe nga të gjitha mediat greke.

Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11
Top Channel/ Të rinjtë djegin koshat dhe qëllojnë me gurë e molotov, policia përdori plumba gome
17/10 21:09
Top Channel/ Policët kthehen në Bulevard, jepet sërish urdhër për goditje me plumba gome
17/10 21:05
Top Channel/Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10 20:53
Top Channel/ Protestuesit sulmojnë me gurë furgonin e policisë te Rruga e Dibrës, policia i ndjek…
17/10 20:52
Top Channel/ ‘Të gjithë në këmbë për të ndëshkuar këtë regjim’, Berisha thirrje protestuesve…
17/10 20:26
Top Channel/ ‘Në vend të dorëheqjes preferon gjakderdhjen’. Berisha-Ramës: Do të jesh viktima…
17/10 20:26
Top News- Digjen institucionet, flakët përpijnë dhe një makinë të parkuar
17/10 19:52
Top News- Përleshje e të shtëna me plumba gome, çfarë mbeti pas në Bulevard
17/10 19:51
Top Channel/ Digjet plotësisht kati i parë i Gjykatës së Lartë, ja çfarë ka mbetur nga…
17/10 19:39
Top Channel/Protestuesit i vunë zjarrin bizneseve te Myslym Shyri,zjarrfikëset në luftë me flakët…
17/10 19:38
Top Channel/ Flakët përfshijnë edhe një makinë të parkuar te Myslym Shyri, pamje…
17/10 19:16
Top Channel/ Bulevardi kthehet në fushëbetejë, policët përfshihen në flakë
17/10 19:15
Top Channel/ Myslym Shyri në flakë, protestuesit i vënë zjarrin disa bizneseve
17/10 19:05
Top Channel/ Tensionet arrijnë kulmin, protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë
17/10 19:03
Top Channel/ Përleshje te Kryeministria, policia gjuan me plumba gome
17/10 19:01
Top Channel/ Protestuesit hedhin gurë dhe kapsolla drejt policisë, blutë përgjigjen me plumba gome
17/10 19:01
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, tubuesit i vënë flakën ish-hotel Dajtit
17/10 18:45