Top Channel/ Iku katër herë nga burgu, policia spanjolle arreston të shumëkërkuarin italian
26/08/2026 15:05

Policia spanjolle ka arrestuar të shumëkërkuarin e cilësuar si “Mjeshtri i arratisjeve”, pas katër ikjeve nga burgjet. Ai u kap në Tarragona, disa muaj pasi u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Itali, duke prerë hekurat e dritares dhe zbritur me çarçafë të lidhur. Policia spanjolle ka arrestuar një të arratisur të rrezikshëm, të cilin autoritetet e kanë cilësuar si “Mjeshtri i arratisjeve”, pasi kishte mundur të largohej katër herë nga burgjet. Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, kërkohej nga Italia përmes një urdhër-arresti europian. Arratisja e tij e fundit ndodhi në muajin dhjetor nga një burg italian i sigurisë së lartë. Sipas policisë, ai preu hekurat e një dritareje dhe më pas zbriti nga ndërtesa duke përdorur çarçafë të lidhur me njëri-tjetrin. Më herët ishte arratisur nga burgjet e Ternit dhe Parmës në Itali, si dhe nga një institucion vuajtjeje dënimi në Belgjikë. Gjatë arratisjes nga burgu belg, ai përdori një piramidë njerëzore për të kapërcyer muret rrethuese. Policia spanjolle e lokalizoi në një lagje të qytetit Tarragona, ku dyshohej se jetonte. Ai bëri rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa disa persona që e shoqëronin tentuan të ndërhynin. Njëri prej tyre dyshohet se plagosi dy efektivë policie. Gjatë kontrollit, të arrestuarit iu gjetën dokumente të falsifikuara dhe kartëmonedha 500-euroshe, të dyshuara si të falsifikuara. Gjykata vendosi mbajtjen e tij në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht, në pritje të procedurave për ekstradimin drejt Italisë.

Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34