Këtë të premte fadromat e IKMT kanë mbërritur në fshatin Palasë për prishjen e ndërtimeve pa leje. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me IMT e Himarës kanë ekzekutuar urdhrin për prishjen e objekte pa leje në këtë fshat dhe kanë shembur të gjithë ndërhyrjet e paligjshme të bëra nga subjektet.