Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar këtë të hënë prishjen e objekteve në bregdet ndërsa është ndaluar në zonën e Radhimës. IKMT, së bashku me forca të shumta policore kanë ndërhyrë në një hotel tre katësh në Radhimë. Sipas IKMT ndërhyrja ishte me qëllim objektet te cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit.