Në kuadër të aksionit ‘bregdeti ynë’ ditën e sotme IKMT është stacionuar në zonën e plazhit të Orikumit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e objektit të parë i cili ka rezultuar pa dokumentacionin e rregullt, ndërsa janë në verifikim e sipër të gjitha objektet në këtë plazh. Mes lotësh pronarja e objektit tha se nuk i kanë dhënë asnjë shkresë për shembjen e lokalit, duke shtuar se nuk janë lajmëruar më herët.