Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në pikën turistike të Shirokës në Shkodër. Sipas informacioneve, sot po prishet një pjesë e një restoranti i ndërtuar pa leje. IKMT ka një listë të objekteve që do të prishen gjatë ditëve në vijim në qytetin e Shkodrës dhe në pikat turistike.