Komisioni Europian pritet të propozojë kufizimin e disa të drejtave për shtetet që do t’i bashkohen në të ardhmen BE-së, duke përfshirë kufizimin e mundësisë për të bllokuar vendime në vitet e para të anëtarësimit. Ky plan është pjesë e strategjisë së re të zgjerimit, të cilën KE-ja pritet ta miratojë dhe publikojë më 7 tetor.