Top Channel/ Ikën “Presidenti i mirë”/ Presidenti i shtatë i Republikës. Shqiperia ne zi
28/05/2022 19:37

Bujar Nishani ishte ushtaraku, i cili hoqi dorë nga spaletat për karrierën politike, karrierë e cila e çoi në postin më të lartë të shtetit. Ndryshimi i regjimit në vitin 1990 e gjeti ish-Presidentin në profesionin e pedagogut në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, profesion i cili nuk e pengoi që në vitin 1991 të merrte kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Ky mund të quhet edhe kthesa e madhe në jetën e ish-Presidentin, të cilit koha i kërkoi 14 vite për ta parë veten në politiken aktive. Në vitin 2005 ai u zgjodh deputet për herë të pare në qarkun e Tiranës, duke mundur ministrin e Brendshëm ne detyre socialistin Igli Toska, por ashtu siç ndryshoi pushteti, ndryshoi edhe jeta e Bujar Nishanit. Pas dy viteve si ligjvënës, ai i zuri vendin një tjetër Ministri të Brendshëm, kësaj radhe të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit i cili u largua për të konkuruar për Bashkinë e Tiranës. Ciklet e ish-Presidentit në ekzekutiv ishin dy vjeçare, ku në vitin 2009 deri në 2011 mbajti postin e Ministrit të Drejtësisë dhe nga viti 2011 deri në qershor të vitit 2012 sërish atë të Ministrit të Brendshëm, duke zëvendësuar Lulzim Bashën i cili u largua në Bashkinë e kryeqytetit. Ngjarjet treguan se Bujar Nishani, ishte një njeri i rëndësishëm, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe personalisht për Sali Berishën. Më 11 qershor të vitit 2012 familja e tij politike i dha atij spaletat e qytetarit të parë të Shqipërisë dhe gradën e komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura duke e zgjedhur President të Republikës.

Top Channel/ Prangosen “skifterët” shqiptarë dhe britanikja, zbulohen grabitjet me vlerë 1 mln paund
04/07 22:50
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI Shqiptare, 2.4 km vrap dhe pompa pwr shefin e ri i BKH
04/07 22:24
Top News – Aksident tragjik në Shkodër. Kamioni përplas familjen, ndërron jetë 37 vjeçari
04/07 22:19
Top Channel/ Durrës, PD humb më shumë se PS/ Rinumërimi, ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota
04/07 22:19
Top News – Apeli pranon kërkesën e SPAK. Ashpërsohet dënimi për tre të akuzuar për drogë
04/07 19:49
Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07 19:48
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI shqiptare, shefi i ri i BKH duhet të jetë edhe… atlet!
04/07 19:43
Top News – Alibej përballet me Dervishajn. Plani i hakmarrjes dhe atentati ndaj ish prokurorit
04/07 19:33
Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14