Top Channel/ Ikballe Huduti ‘non grata’: Kërcënim për vendin. Vjen reagimi i saj: Në protestë si patriote
25/06/2026 19:39

Ikballe Berisha Huduti i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti ‘motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit, Kasem Sulejmani, i vrarë në luftën me SHBA-në. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Huduti thekson se pjesëmarrja në protestë nuk lidhet me interesa personale apo përfitime, por me bindje patriotike dhe qytetare, duke shtuar se zëri i saj do të mbetet në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe interesit publik. Ajo thekson se është shqiptare dhe është përgjegjëse për fatin e kombit, ndërsa bën thirrje për dialog. Reagimi i plotë: I nderuar Kryeministër Edi Rama. Dalja ime në protestë nuk ka motive përfitimi, por motive patriotike dhe qytetare. Unë jam bijë e një familjeje shqiptare dhe kam kaluar shumë sprova, padrejtësi dhe vështirësi në jetë. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të hesht përballë padrejtësive që prekin popullin tim. Edhe sikur trupi im të mos jetë më një ditë, fjala dhe zëri im do të vazhdojnë të jenë në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Unë nuk dal në protestë nga urrejtja ndaj askujt, por nga dashuria për popullin tim dhe nga bindja se çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin kur mendon se po cenohet interesi publik. Ju bëj thirrje juve dhe çdo udhëheqësi botëror si dhe BE që të dëgjoni zërin e qytetarëve të revoltuar. Historia ka treguar se asnjë pushtet nuk është më i fortë se vullneti i një populli të ndërgjegjësuar. Besoj se dialogu, drejtësia dhe respekti ndaj qytetarëve janë rruga më e mirë për të shmangur përçarjet dhe konfliktet. Zoti është dëshmitar i veprave tona. Pozitat janë amanet dhe përgjegjësi. Kur pushteti përdoret me drejtësi, ai bëhet bekim; kur keqpërdoret, bëhet barrë për mbajtësin e tij. Unë jam shqiptare dhe ndihem përgjegjëse për fatin e kombit tim. Nuk mund të fle e qetë kur shoh probleme që prekin shoqërinë tonë. Besoj se njeriu vlen aq sa shqetësohet për hallet e të tjerëve dhe aq sa përpiqet të kontribuojë për të mirën e përbashkët. Nuk kërkoj armiqësi me askënd. Kërkoj paqe me drejtësi, dialog me respekt dhe një Shqipëri më të mirë për të gjithë. As Lindje, as Perëndim – Paqe me Drejtësi për Shqipërinë.

Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52
Top News – ‘Do ta paguani shtrenjtë’, Rama paralajmëron ‘himnizuesit e dhunës’ në protestë
24/10 12:39
Top News – PD ka thirrur protestë, Berisha shmang pyetjen për pjesëmarrje në të
24/10 12:19
Top Channel/ Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj poshtë zyrës sime, vetëm sharje dhe ofendime
24/10 12:12
Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën: Dhuna ndaj studentëve nuk do tolerohet, nesër do…
23/10 13:07
Top Channel/ 6 demokratë, 60 ditë jashtë Kuvendit/ ‘Etika’ i përjashton pas tensioneve në Parlament
23/10 12:16
Top Channel/ Rama rivendos gurët e dialogut, përsërit ftesën për bisedime, paralajmëron masa penale
23/10 12:11
Top Channel/ Rama akuzon PD për dhunën: Përshkallëzimi u përgatit prej muajsh, PD mori autorësinë
23/10 12:10
Top Channel/ Etika shqyrton kërkesën për përjashtimin e deputetëve të PD, kalimi drejt zyrës me…
23/10 11:27
Top Channel/ “Zero lidhje me universitetin”/ Rama publikon listën e të arrestuarve në protestë, me…
23/10 11:25
Top Channel/Protesta/ ‘Glasa mbi tortë është Partia demokratike’, Rama: PD mori përsipër dhunën tek…
23/10 11:09
Top Channel/ ‘Mjetet shpërthyese dhe luftarake janë në duart e policisë’, Rama për Protestën: Antifa
23/10 11:09
Top Channel/ Rama vendos fletët me thirrjet për dialog: I gatshëm të takohem në çdo vend
23/10 10:11
Top News- Gara për kreun e OKB-së! Rama mbështet Lana Nusseibeh- Kandidaturë shprese!
22/10 22:06