Policia malazese thotë se ka identifikuar dhunuesit e tre shqiptarëve ngjarje e ndodhur të në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Hercegnovit pasditen e të shtunës. Sipas gazetës malazeze Vijesti hetimet e policisë kanë zbuluar tre persona si të dyshuar për sulmin barbar ndaj Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci.