Policia në Herzegnov ka identifikuar gjashtë persona nga ky qytet si autorë të sulmit fizik ndaj tre të rinjve shqiptarë që udhëtonin drejt Gjermanisë, përmes Malit të Zi. Gazeta malazeze Vijesti, referuar burimeve policore thotë se është ngritur kallëzim penal ndaj gjashtë shtatasve në qytetin e Hercegnovit, pasi dyshohet se janë ata autorët e sulmit fizik ndaj tre shqiptarëve, Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi.