Bordi i Karburanteve, i cili u krijua me akt normativ të qeverisë në mas të vitit të shkuar për të mbajtur nën kontroll çmimet e karburanteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë, mund të shkrihet. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se shkrirja e bordit mund të ndodhë për shkak se situata e çmimeve në tregun e hidrokarbureve ka ardhur në normalizim. Po bëhen të gjitha analizat që duhet, tha ministrja, me qëllim që të shikohet mundësia për vijimin e ecurisë së këtij bordi.