Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse buxheti i vitit 2022 përfshin apo jo rritje të pensioneve për pensionistët. Por nga ana tjetër ajo garantoi të gjithë pensionistët se çdo vit do të jetë i garantuar bonusi i pensioneve, i cili do të jetë si një linjë e buxhetuar më vete.