Mediat italiane duken të bindura: koronavirusi doli nga laboratori i Wuhanit dhe SHBA-ja e Kina kanë gjetur kompromisin mbi një të ashtëquajtur “strategji daljeje” nga ngërci që rrethon origjinën e sëmundjes. TgCom24 thotë se është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet dy superfuqive botërore, sipas të cilës Pekini do të pranojë gabimin e do të pohojë se Sars Cov 2 doli aksidentalisht nga laboratori ku po studiohej, ndërsa shkencëtarët që u përpoqën të mbulonin fajin e tyre duke devijuar të vërtetën, do të ndëshkohen.