Top Channel/ “IA është si një inteligjencë aliene”, Bill Gates ngre alarmin për atë që po vjen
15/09/2026 23:18

Asnjë qeveri në botë nuk është plotësisht e përgatitur për ndryshimet që Inteligjenca Artificiale do të sjellë në shoqëri. Paralajmërimi vjen nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili në një intervistë për Reuters tha se qeveritë nuk po merren me këtë çështje në masën që duhet. Gates, i cili deri vonë ishte optimist për mundësitë që sjell Inteligjenca Artificiale, tashmë paralajmëron për rreziqet që lidhen me zhvillimin e saj të shpejtë. Sipas tij, IA mund të ketë ndikim të madh në tregun e punës, të krijojë rreziqe për sulme të mundshme dhe të sjellë një varësi të re nga “shoqëruesit” dixhitalë. “Qeveritë kanë mbetur shumë prapa në këtë çështje”, u shpreh Gates. Megjithatë, ai thekson se Inteligjenca Artificiale mund të sjellë përfitime të mëdha, veçanërisht për vendet dhe njerëzit më të varfër në botë. Për këtë arsye, Fondacioni Gates ka njoftuar se do të investojë të paktën 1 miliard dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për të zgjeruar aksesin në Inteligjencën Artificiale. Fondet do të përdoren në fusha si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, ndërsa një tjetër synim është krijimi i bazave të të dhënave që do të ndihmojnë zhvillimin e modeleve të Inteligjencës Artificiale në gjuhë të ndryshme. Në veçanti, Gates sheh potencial të madh në sektorin e shëndetësisë, nga mbështetja e punonjësve shëndetësorë deri te zbulimi i barnave dhe vaksinave të reja.Por ai paralajmëron se qeveritë duhet të bashkëpunojnë për të shmangur rreziqet që mund të sjellë teknologjia. “IA është në një farë mënyre si një inteligjencë aliene. Ata janë këtu dhe ne më mirë të bëjmë atë që shohim të bëjnë në këto filma”, tha Gates. Sipas tij, sfida kryesore tani është që qeveritë të mos mbeten pas ritmit me të cilin po zhvillohet Inteligjenca Artificiale.

Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21