Këta të moshuar për orë të tëra qëndruan përpara vilës qeveritare në Pogradec për tu takuar me kryeministrin Edi Rama. E përbashkëta e tyre është moszgjidhja e problematikave të ndryshme nga administrata. Tani shpresën e kanë t’ua zgjidhë kryeministri. Ndërsa ky zotëri problemin me pronën e pazgjidhur me kadastrën e Korcës pret t’ia rregullojë Kryeministri. Por ka edhe nga ata që duan ta falenderojnë Edi Ramën për gjithcka ka bërë gjatë qeverisjes socialiste sic është rasti i Halim Bufit ardhur nga Greqia.