Top Channel/ I zhdukur për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, zbulohen gjurmët e ish-zyrtarit të SHIK
23/11/2025 22:57

Prej Dhjetorit 2011 Ilir Kumbaro, ish-drejtor në SHIK i dënuar me 15 vite burg në mungesë për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, iu zhduk drejtësisë britanike, në ditën kur gjykata në Londër do të jepte vendimin për ekstradimin drejt Shqipërisë. Që nga ky moment për ish zyrtarin e lartë te shërbimit inteligjent shqiptar askush nuk mund të thoshte se ku fshihej. Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një shkrim Ilir Kumbaros me titull "Scotland Yard riaktivizon kërkimet për ish shefin shqiptar, kërkohet për torturë". Për herë te pare tregohet një e dhënë e re, e cila sugjeron vendfshehjen e Ilir Kumbaros. "Ai u pa për herë të fundit duke bërë pazar në një supermarket në Cardiff me bashkëshorten e tij në vitin 2016, sipas një burimi shqiptar", shkruaj kjo gazetë. Kjo është një e dhënë e re, cila del për herë të parë pas 14 vitesh, nga ajo që mund të quhet "Misteri i Kumbaros" se si ish punonjësi i ish Sigurimit të Shtetit e më pas drejtor drejtorie në SHIK, i iku drejtësisë britanike. The Telegraph shkruan se Scotland Yard po u bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në gjetjen e një ish-shefi shqiptar të spiunazhit që ndodhet në arrati në Mbretërinë e Bashkuar, i akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e kundërshtarëve politikë. The Telegraph mësoi se hetuesit po bëjnë kërkime dhe po ndjekin pista të reja për vendndodhjen e Kumbaros. I biri, Ardian Hoxha, i tha The Telegraph: “Jemi shumë të lumtur që më në fund autoritetet britanike janë riangazhuar me çështjen e Ilir Kumbaros, personit që rrëmbeu, torturoi fizikisht dhe vrau babain tim.”

Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59