Në një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat, mbrëmë rreth mesnate ka rënë zjarr. Flakët që dyshohet se janë vënë me qëllim rrezikuan të moshuarin që jetonte atje, babai i të zotit të shtëpisë i cili ndodhet në emigrim. Shahin Qato shpëtoi pa lëndime.