I trembur sa s’ka, kështu është shprehur një tjetër banor i zonës industriale në Lushnjë ku shpërthimi i bombolës së oksigjenit që po ngarkohej nga punëtorët e kantierit për saldime në tarracë, u mori jetën dy personave dhe la të plagosur 7 të tjerë. Sipas të moshuarit, shpërthimi kishte impaktin e një tërmeti, ndërsa tymi që pasoi incidentin ishte mbytës.