Top Channel/ I shpëtoi disa atentateve, por jo burgut! Kush është Marklen Haka, i dyshuar për vrasje
06/09/2024 21:58

Marklen Haka është ndër personazhet e botës së krimit më të spikatur në zonën e Niklës, i njohur për aleancat por edhe hasmëritë e krijuara në po të njëjtin territor. Së fundmi ai kërkohej nga drejtësia pas urdhërr-arrestit të nxjerrë nga SPAK në maj të këtij viti pasi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë ndaj mikut të tij të dikurshëm Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Zbërthimet e komunikimeve në rrjetin Sky nxorën zbuluar planet që Haka bënte për eliminimin e Durim Bamit për interes të Arben Ndokës. Haka është në skedarët e policisë në shumë ngjarje i dyshuar si autor e herë të tjera si i mbijetuar nga atentatet. Në vitin 2019 ai u qëllua me breshëri nga persona të panjohur në derë të shtëpisë së tij në Nikël. Nga ky sulm me armë ai mbeti i plagosur ndërsa halla e tij, Shpresa Basha ndërroi jetë. Ai i shpëtoi edhe një sulmi me armë në qershor të vitit 2022 po në Nikël ku mori dëmtime të lehta. Ndërsa në janar të vitit 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por sërish u lirua. Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20-vjeç, i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit në vitin 2011, por rifitoi lirinë muaj më vonë për mungesë provash. Më pas peshën e prangave e provoi në vitin 2018 ku u arrestua dhe bëri një vit burg për armëmbajtje. Marklen Haka kishte përplasje dhe Gentjan Bejten të vrarë pak muaj më parë në derë të shtëpisë, i cili më herët po ashtu ka qenë shënjestër e disa atentateve të cilat kanë mbetur pa autor.

Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
Top News- Kthyen lavazhin në bazë droge/ Arrestohen dy persona në Sarandë, sekuestrohet kanabis
21/03 10:37
Top News- Aksion për lirimin e hapësirave publike në ish-Bllok/ Hiqen tavolinat dhe karriget
21/03 10:28
Top Channel/ Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy në pranga në Sarandë
21/03 10:02
DIGITALB DIGITALB