Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Autori me iniciale B. U., banues në Tiranë, akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe si pjesëtar i organizatave kriminale. 48-vjeçarit i është caktuar masa “Arrest me burg” nga autoritetet gjyqësore në Milano të Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.