Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane, është arrestuar. Ermal (Fation) Skender Dumo është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale. Gjykata e Apelit në Trento, Itali, e ka dënuar 39-vjeçarin , me 6 vjet e 9 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.