Me iniciativën për të bashkuar tokën shqiptare me atë italiane, Eva Buzo i shkoi shumë afër ëndrrës, për ta ndërprerë garën rreth 9 milje larg nga bregu i Vlorës. Për Top Channel, e afërmja e saj tregoi se gjendja shëndetësore e avokates që me pasionin e saj për notin kërkoi të shënonte historinë, është shumë e mirë.