Pas krizave të fundit, ekonomia gjermane nuk po arrin të rimëkëmbet, Prodhimi ekonomik ka shënuar ngecje në gjashtë muajt e pare të këtij viti, ndërsa ekonomistët e quajnë këtë situatë një "recesion teknik". Në tremujorin e fundit, produkti i brendshëm bruto ngeci në nivelin e tremujorit të mëparshëm, raporton deutsche ëelle, në një artikull të gjatë referuar klimës ekonomike ku nënvizon se të gjithë treguesit tregojnë se ekonomia gjermane do të shënojë rënie gjatë këtij viti.