Plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 30 vjeç, K. Lazaj, ka qenë duke pirë kafe dhe më pas ka dalë për t’u drejtuar drejt automjetit të tij.