Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot tunelin në “Rrugën e Arbrit” ku nuk kanë munguar edhe ‘surprizat’. Ndërsa ishte për të parë punën në tunelin numër 3, Rama u takua me një të simpatizant të Partisë Demokratike, i fundit ky që e pyet se cili do të fitojë. Rama përgjigjet se në 25 prill do të fitojnë shqiptarët dhe më pas qeveria e tij do të nxjerrë nga tuneli edhe ata vetë.