I pesti në listën e kandidatëve të PD në qarkun e Fierit, Nusret Avdullai, ka shprehur shqetësimin e tij për tjetërsimin e votës preferenciale në KZAZ nr. 57, por edhe në KZAZ-të e tjera në të gjithë qarkun. Ai i bën thirrje numëruesve të numërojnë votat siç janë shprehur votuesit, pasi në të kundërt do të përballen me ligjin. Deri më tani në të gjithë qarkun e Fierit janë numëruar 387 kuti nga 580, ndërkohë që kandidati i PDIU ka marrë 1814 vota deri më tani.