Top Channel/ I përfshirë në vrasjen e Briken Sanajn në Tiranë, arrestohet në Gjermani autori
17/04/2024 11:12

Një nga autorët e vrasjes së Briken Sanaj në Tiranë, është arrestuar në Gjermani. Ditën e djeshme (16 prill), Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden u arrestua me qëllim ekstradimin në vendin tonë.